Mbijetesa me paga të sektorit privat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Pagat janë burim kryesor i të hyrave për familjet në Kosovë. Në bazë të shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga 100-përqindëshi i burimit të të ardhurave 29 për qind të të hyrave kosovarët i sigurojnë nga pagat e sektorit privat, ndërsa 23 për qind nga pagat e sektorit publik, shkruan sot Gazeta “Zëri

Familjet në Kosovë arrijnë ta sigurojnë mbijetesën me një pagë mesatare të sektorit privat, e cila llogaritet të jetë 350 euro. Por, gati dhjetëfishi i kësaj page nuk po u mjafton zyrtarëve shtetërorë që ta mbarojnë luksin e tyre.

Për t’i siguruar të hyrat familjare kosovarët nuk po e shohin bujqësinë si potencial për mbijetesë. Në burimin e të hyrave për ekonomitë familjare bujqësia zë vend vetëm me 3 për qind, nga 5 për qind sa kishte vlerën në vitin 2016.

Shifrat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2017 tregojnë se nga bizneset e tjera familjare kosovarët sigurojnë rreth 13 për qind të hyrat, nga 11 për qind sa arrinin në vitin 2016, shkruan më tutje Zëri.

Një pjesë të mirë të mbijetesës e sigurojnë edhe nga remitancat.

Të hollat e dërguara nga jashtë kapin 8-përqindëshin si burim i të hyrave për ekonomitë familjare në Kosovë, që krahasuar me ndihmat sociale i bie se janë dyfishuar.

Në këtë përmbledhje shifrash janë përfshirë edhe pensionet, nga të cilat kosovarët sigurojnë 12-përqindëshin e burimit të të hyrave, nga 11 për qind sa ishte në vitin 2016….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...