“Mbidozë”, Ardian Bujupi shtrihet në spital

PUBLIKUAR

Ndërkohë që të gjithë po presin këngën e re të Ardian Bujupit këtë të enjte, këngëtari me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë diçka shqetësuese për ndjekësit e tij.

Në disa fotografi ai shihet i shtrirë në spital teksa po merr serum, dhe në njërën ndër to shkruan “Mbidozë”.

Ai nuk ndau shkaqet e problemeve të tij shëndetësore, përveç se ndau me ndjekësit faktin që ai i urren spitalet.

“Askush nuk mundet të më mund, as trupi im, ju uroj një ditë të shëndetshme”, shkroi Ardiani në një tjetër postim.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...