Policia e Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit janë shqiptuar një mijë e 122 tiketa trafiku.
Sipas statistikave të përgjithshme, thuhet se janë shqiptuar edhe 368 gjoba të tjera, për shkak të mos respektimit të rregullave të ligjit COVID-19.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, prej tyre 13 aksidente me të lënduar, ndërsa 21 të tjera me dëme materiale./ATVLIVE/



