Mbi nëntë orë pritjet për të dalë nga Merdara

PUBLIKUAR

Pritjet për të dalë nga pika kufitare në Merdarë, kanë shkuar mbi nëntë orë.

Kjo u bë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa për të hyrë në këtë pikë nuk ka pritje të gjata, ato zgjasin rreth pesë minuta, raporton Klankosova.tv.

Pas Merdarës pritje të gjata ka edhe në Mutivodë, aty pritjet po shkojnë mbi katër orë, ndërsa në Bërnjak deri në 1 orë e 20 minuta.

Pritje jo të shkurta ka edhe në dalje të Dheu i Bardhë, aty pritjet janë deri në 40 minuta.

Kolona në Merdarë është 3 mijë e 500 metra, në Mutivodë 500-600 metra, ndërsa të Dheu i Bardhë kolona është 300 metra.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...