Mbi dy mijë raste aktive me coronavirus

PUBLIKUAR

Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se nga 344 testime, 110 persona kanë rezultuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, përqindja e pozitivitetit ka arritur 31.97 përqind. Si rrjedhojë numri i rasteve aktive ka arritur në 2,116.

Po ashtu, sipas raportit të fundit, janë shëruar 163 persona dhe nuk kishte asnjë rast të vdekjes.

Kujtojmë se ditëve të fundit numër i lartë i infektimeve me COVID-19 ka përfshirë vendin tonë.

Vetëm gjatë javës së kaluar në vendin tonë janë konfirmuar 2 mijë e 7 raste të reja, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.

Me një situatë të tillë nuk po përballet vetëm Kosova, rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur edhe në vendet e rajonit dhe në botë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...