Mbi 7 për qind e qytetarëve dolën në votime deri në orën 11:00

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media në ditën e zgjedhjeve në Drenas.

Nga Prishtina, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri në orën 11:00 në Drenas kanë votuar 3 mijë e 843 votues, apo 7.31 për qind e votuesve nga kjo Komunë.

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit në Komunën e Drenasit deri në orën 11:00 kanë votuar 3843 votues apo 7.31% të votuesve , krahasuar me zgjedhjet e raundit të parë me 4 dhjetor 2016 në të njëjtën kohë kanë votuar 4055 votues apo 7.63%. Sipas informatave nga dhoma operative e cila funksionon në kuadër të KQZ-së, deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë çështje që mund të prish imazhin e zgjedhjeve të sotme”, ka thënë Daka.

E para e KQZ-së tha gjithashtu se numërimi është më i lehtë dhe më i shpejt për shkak se janë vetëm dy kandidat, dhe se është e mundur që rezultatet preliminare të dalin rreth orës 22:00 ose edhe më herët.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...