Mbi 60 pacientë janë duke u trajtuar kundër COVID-19, në QKUK dhe spitale të tjera

PUBLIKUAR

Aktualisht trajtim për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet  e tjera të përgjithshme, janë duke marrë 67 pacientë, e ku prej tyre sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 33  vazhdojnë të jenë ende me oksigjeno-terapi dhe 3 të tjerë në gjendje të rëndë.

“67 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor”, bënë të ditur ShSKUK.

Kurse në kuadër të kësaj në Klinikën Infektive janë 10 pacientë duke u trajtuar, në  Klinikën  e Pulmologjisë janë 24 pacientë post-covid dhe në mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive është vetëm 1 pacientë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...