Mbi 53 mijë vaksina të dhëna për personat nga mosha 0 deri 20 vjeç në Kosovë

PUBLIKUAR

Procesi i vaksinimit po vazhdon në Kosovë. IKShPK do të jap vaksina edhe të dielën duke filluar nga kjo javë

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Indeksonline ka kontaktuar me Ministrin e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar se 53 mijë e 53 doza janë dhënë për personat nga 0 deri 20 vjeç. Te ky numër, ka edhe te atille qe i kane marrë te dy dozat.

Tutje, MSh ka treguar për Indeksonline se deri në fund të muajit gusht, tek grupmoshat 16 deri 18 vjeç janë dhënë 8582 vaksina apo më saktë 7458 persona të kësaj grupmoshe kanë marr vaksina, ka edhe nga ata që i kanë marr dy vaksina.

Deri më tani, sipas statistikave të ministrisë së Shëndetësisë, 648 mijë e 586 persona në Kosovë janë vaksinuar.

Momentalisht në Kosovë janë 19 mijë e 923 raste aktive me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe IKShPK po bëjnë thirrje çdo ditë që njerëzit të vaksinohen./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka...

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...