Mbi 40 për qind e gjermanëve kërkojnë dorëheqjen e kancelares Merkel

PUBLIKUAR

Anketa më e fundit, tregon se 40 për qind e gjermanëve mendojnë se kancerlarja Angela Merkel, duhet të japë dorëheqje për shkak të politikës së saj ndaj refugjatëve, raporton Focus.

Sipas një ankete të realizuar së fundmi, thuhet rreth 45,2 për qind e të anketuarve besojnë se politika e Merkelit ndaj refugjatëve, nuk është arsye e fortë që ajo të japë dorëheqje, transmeton Telegrafi.

Në sondazhin të cilin e ka kryer INSA, kanë marrë pjesë 2047 gjermanë, ndërsa ajo është bërë në periudhën nga 22 deri më 25 janar.

Analisti gjermane Michael Spreng së fundmi ka deklaruar se Merkel gjatë tetë javëve të ardhshme do ta gjejë veten nën presion të madh për shkak të krizës së refugjatëve dhe se do të detyrohet të vë në pikëpyetje besimin e qeverisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...