Mbi 30 migrantë gjenden të vdekur në Niger

PUBLIKUAR

Trupat e 34 personave, në mesin e tyre 20 fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shkretëtirë në Niger.

Zyrtarët thanë se viktimat janë emigrantë, që kanë qenë duke udhëtuar me shpresën për të arritur në Algjeri ose Evropë.

Ministria e Brendshme e Nigerit tha se viktimat, me sa duket, kanë pësuar nga etja, pasi janë braktisur në mes të shkretëtirës nga trafikuesit.

Kombësia e viktimave nuk është bërë ende e ditur, transmeton Rel.  Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se migrimi nga Afrika sub-sahariane drejt Evropës është “rritur ndjeshëm” në vitet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...