Mbi 25 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

PUBLIKUAR

25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 4 mijë e 397 raste të reja me koronavirus.

Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja janë identifikuar pas testimit të 16 mijë 307 mostrave.

Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës.

Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri tani janë  vaksinuar 65.147 persona

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...