Mbi 2 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti

PUBLIKUAR

Krahas trendit të emigrimit nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian, numër i madh i qytetarëve po heqin dorë edhe nga shtetësia.

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti,  janar-qershor 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 2,210 persona.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

“Në periudhën Janar-Qershor 2022, janë liruar nga Shtetësia e Republikës së Kosovës 2210 persona”, deklaron Ministria e Punëve të Brendshme.

Më tej nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se arsyeja pse qytetarët po heqin dorën nga shtetësia e Kosovës është se shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen MPB-së.

Sipas kësaj ministrie ata janë të obliguar të lirohen nga shtetësitë e mëparshme, nëse dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e vendit përkatës.

“Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i sajë  kanë fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende”.

Sipas të dhënave, mesatarisht në vit nga shtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 qytetarë. Trendi i lirimit nga shtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014.

Vendet ku qytetarët e Kosovës kanë emigruar më së shumti gjatë viteve 2010 – 2018 janë Gjermania, Franca, Austria, Kroacia e shtete të tjera./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...