Mbi 140 km/h në zonën 80: Policia gjobit shoferin në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po drejtonte veturën me shpejtësi 144 km/h.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se kjo ka ndodhur në fshatin Stanovc.

“Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 144 km/h”.

Shoferi është gjobitur me 300 euro, tre pikë negative, dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj në territorin e Kosovës.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...