Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, statistikat për secilën komunë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka publikuar disa informacione për votuesit nga diaspora.

Ai ka bërë me dije se të drejtën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave e kanë vetëm votuesit në të cilat do të ketë balotazh.

Elezi poashtu ka njoftuar se nuk do të ketë periudhë të re për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës sepse vlen lista e votuesve e raundit të parë të cilët janë regjistruar gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi I KQZ-së ka treguar se fletvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

“Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10)”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se raundi i dytë zgjedhor në ato komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar 50%+ në raundin e parë mbahet më 14 nëntor.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...