Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (22.05.2020), ka nënshkruar memorandume mirëkuptimi me 12 komuna të Republikës së Kosovës.

Shuma totale që MIA do të investojë në rreth 30 projekte në këto komuna, është mbi 5 milionë e 400 mijë euro.

Projektet përfshijnë asfaltim të rrugëve të reja, rregullim të shtretërve të lumenjve, ndërtim të mbikalimit, krijim të zonave të gjelbërta, zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Komunat të cilat do të implementojnë këto projekte të financuara nga MIA janë Prizreni, Skenderaj, Gjilani, Peja, Deçani, Lipjani, Ferizaj, Kamenica, Vushtrria, Vitia, Gjakova dhe Istogu.

Komuna e Lipjanit do të përfitoj në këto projekte:

1. Rruga “Lumit” dhe rruga e vjetër e “Shkupit” në Gadime të Ulët në vlerë prej 400.000 euro,
2. Rruga Sllovi -Akllap vlerë prej 360.000 euro,
3. Rruga Lluga- Radev në vlerë 400.000 euro,
4. Rruga transit “Lagja Akllapit” që lidhet me rrugën rajonale Lipjan- Janjevë 560.000 euro.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...