Mbeturinat nga Tetova sërish barten në Rusino

PUBLIKUAR

Bllokada për mbeturinat nga Tetova drejt deponisë Rusino janë mënjanuar. Nga e shtuna në mbrëmje kamionët e Ndërmarrjes publike komunale “Tetova” i bartin mbeturinat në Rusino, sepse banorët e fshatrave të Gostivarit kanë arritur marrëveshje me Qendrën e rajonit planor të Pollogut për plotësimin e kushteve minimale për bartje dhe deponim të mbeturinave në Rusino, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja për bartjen dhe deponimin e mbeturinave e cila u arrit të martën, dhe që parashihte që mbeturinat të barten në ora një pas mesnate dhe të pastrohet rruga deri në Rusino, fillimisht nuk u respektua. Por, të premten sërish u takuam me banorët e fshatrave të Gostivarit dhe ata të shtunën e hoqën bllokadën drejt Rusinos, sepse marrëveshja tashmë fillon të realizohet”, ka deklaruar Nazif Jashari, udhëheqës i Higjienës komunale pranë NPK “Tetova”.

Për shkak të bllokadës, por edhe për shkak të bartjes së vështirësuar të mbeturinave nga Tetova deri në deponinë Drisla, gjatë dy javëve në stacionin grumbullues në Tetovë për çdo ditë shtresoheshin me qindra tonelata mbeturina.

Nga NPK “Tetova” shpresojnë se brenda disa ditëve stacioni grumbullues në Tetovë do të pastrohet tërësisht

SHIKO MË SHUMË

Gjykata del me njoftim pasi e dënoi Xhelal Sveçlën: Dënimi me burg nuk i ekzekutohet nëse s’kryen vepra brenda një viti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka dalë me një...

Abdixhiku reagon sërish ndaj 6-shes: S’rrotullohet shteti për një ambicie!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj 6-shës së deputetëve...

Abdixhiku reagon ndaj zhvillimeve në LDK: LDK-ja njihet ndryshe!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet...