Mbështetje për projektet bujqësore të Lipjanit

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë.

Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015 dhe për skemat e reja të mbështetjes, përmes të cilave ai tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Ministri Krasniqi, theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje të madhe edhe fermerët e komunës së Lipjanit, të cilët janë të dalluar në shumë sektor të bujqësisë e blegtorisë.

Ministri Krasniqi ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, e falënderoi ministrin për mbështetjen që MBPZHR-ja ka dhënë në vazhdimësi për komunën e Lipjanit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Kryetari Ahmeti e njoftoi ministrin edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...