Mbappe te Barcelona? – Gazeta spanjolle shuan “ëndrrën” e tifozëve

PUBLIKUAR

“L’Equipe” dje ka raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për Kylian Mbappen, por kjo sot është cilësuar si e pavërtetë nga mediat spanjolle.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të tentuar transferimin e sulmuesit francez.

“Burimet nga klubi i Barçës e kanë siguruar Mundo Deportivon se ‘nuk ka kontakt’ për Mbappen, duke ftohur kështu çdo interes”, thuhet në raportimin e gazetës spanjolle.

Kësisoj, Real Madridi mbetet favorit për ta sjellë 23-vjeçarin në Spanjë.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor dhe ai te “Los Blancos” apo te ndonjë skuadër tjetër mund të kalojë si lojtar i lirë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...