Mbappe pritet të jetë kapiteni i ri i Francës

PUBLIKUAR

Didier Deschamps ka thënë se do të ketë diskutime me Kylian Mbappe për rolin e kapitenit te Kombëtarja e Francës.

“Gjelat” janë në kërkim të kapitenit të ri pas pensionimit të Hugo Llorisit, që ishte kapiteni i parë, si dhe Raphael Varanes, që ishte zëvendës-kapiten, transmeton Gazeta Express.

Mbappe shihet si favorit për të qenë pasardhës i portierit të Toottenham Hotspur, por nuk përjashtohet as mundësia që Antoine Griezmann të marrë shiritin e kapitenit.

Didier Deschamps, i cili sot u paraqit në një konferncë për media, tha se do të flasë me lojtarët përkatës përpara se të marrë vendimin e tij përfundimtar.

Ai përmendi Mbappen, duke shtuar kështu edhe më shumë zërat se sulmuesi i PSG-së do të jetë kapiteni i radhës te Franca, ka raportuar “RMC Sport”.

Ashtu siç tha përzgjedhësi francez, të enjten pritet që të zbulohet emri i kapitenit të ardhshëm të Francës.

“Do t’i shfrytëzoj këto ditë të para për të folur me lojtarët në fjalë. Kylian do të jetë pjesë e këtij diskutimi. Do të dini më shumë herën tjetër që do t’ju shoh, të enjten. Kylian është shumë i aftë në komunikimin e tij. Nuk mund t’ju them më shumë, nuk kam vendosur ende”,  tha Deschamps. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...