Mbappe paralajmëron presidentin e Real Madridit, Florentino Perez – Shkak bëhet Haalandi

PUBLIKUAR

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është i pakënaqur kur ka dëgjuar se Real Madridi është i interesuar për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sipas gazetës Sport, Mbappe i ka dërguar një mesazh presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, përmes një artikull të publikuar së fundmi nga prestigjiozja franceze L’Equipe.

Gazeta franceze raportoi këtë javë se Barcelona kishte bërë një lëvizje për sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe se ai ishte i hapur.

Megjithatë, kjo doli të mos ishte e vërtetë. Blaugranët nuk janë të interesuar të hyjnë në betejë për Mbappen dhe nuk kanë bërë asnjë lëvizje.

Lajmi është, pa dyshim, në shërbim të lojtarit dhe kampit të tij për të paralajmëruar Perez: Mbappe dëshiron të jetë lider në Madrid dhe jo të ndajë hapësirën mediatike dhe hapësirën e futbollit me norvegjezin Haaland.

Është e ngjashme me atë që është përsëritur nga kampi i Haalandit në muajt e fundit: ai nuk dëshiron të jetë i dyti në klubin e tij të ardhshëm sepse dëshiron të jetë numri 1 në botë.

Haaland nuk do të futet në të njëjtin ekip dhe fati i tij do të jetë mes Manchester City, i cili do të paguajë më shumë para ose Barcelona që ofron një projekt më emocionues.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta ka thënë se ekipi i tij nuk do të paguajë pa kontroll, megjithëse ka konfirmuar se janë duke eksploruar alternativa të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...