Kylian Mbappe ka treguar se idoli i tij i parë në futboll ishte francezi Zinedine Zidane
Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe e ka pranuar se trajneri aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte idoli i tij i parë në futboll.
Ai tha se ndër vite ka pasur edhe të tjerë, por Zidane ishte i pari.
“Ai që më bëri ta dua futbollin ishte Zidane. Gjatë rritjes time kam pasur disa idolë, por Zidane ishte i pari”, tha Mbappe për Eurosport.
Ai foli edhe për krahasimin e tij me Thierry Henry, ku tha se ky krahasim nuk është i drejtë, pasi ai ende nuk ka fituar asgjë.
“Është mirë të krahasohesh me Henry, por siç kam thënë, të gjithë duan të shkruajnë historinë e tyre”, tha fillimisht francezi.
“Henry ka bërë karrierë dhe ishte i jashtëzakonshëm, nuk mendoj se është e drejtë ta krahasosh me një 18 vjeçar që nuk ka fituar ende asgjë. Nëse unë do të bëja karrierë, nuk do të më pëlqente të më krahasonin me një 18 vjeçar që nuk ka fituar asgjë”. /Express/


