Mbappe ka vendosur, s’do të vazhdojë me PSG-në për të gjithë arin e botës

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe nuk do të ndërrojë mendjen. Ai dëshiron ta veshë fanellën e Real Madridit.

AS ka mësuar nga burime të sigurta se Mbappe nuk do të tërhiqet nga ëndrra për të luajtur në Santiago Bernabeu me fanellën e Real Madridit.

Këtë ëndërr ai do ta bëjë realitet në vitin 2022.

Burime të afërta me lojtarin i kanë thënë AS: “Mbappé ka marrë një vendim tashmë dhe paratë nuk janë të rëndësishme për të. Ai nuk do të rinovojë me PSG edhe për të gjithë arin e botës. Ai ka vendosur që një kohë të gjatë dhe asgjë nuk do t’ia ndërrojë mendjen. Ai dëshiron të triumfojë në Madrid dhe do të ketë sukses. Ai vetëm duhet të presë deri më 30 qershor për ta bërë ëndrrën e tij realitet”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...