Kylian Mbappe, 18 vjeçari më i përfolur në botë momentalisht, ka prezantuar fanellat e reja të Monacos për sezonin 2017/18.
Monaco ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm dhe talenti 18 vjeçar, Kylian Mbappe, që kërkohet nga Real Madridi, është gjithashtu në reklamë. Duket se ai nuk do të shkojë askund.
“Fanellat e reja nga Nike për sezonin e ri 2017/18”, ka shkruar Mbappe në rrjetet sociale.
Lojtari kërkohet edhe nga Paris Saint Germain, Manchester United e Arsenal. /Express/



