Kyllian Mbappe, ylli i Monacos, ka shtuar zërat për një transferim të mundshëm te Real Madridi
Sulmuesi i talentuar i Monacos, Kyllian Mbappe ia ka bërë like (ka pëlqyer) një foto të Karim Benzemas dhe Raphael Varane në Instagram, të cilën e kanë publikuar para nisje për në Vigo, ku sonte do të luajnë me Cletan.
Ky pëlqim i fotos nga francezi i talentuar ka bërë që e përditshmja sportive madrilene, AS, të shtojë zërat për një transferim të mundshëm të Mbappe në Real Madrid, përcjell Express.
Drejtuesit e Los Blancos nuk e kanë fshehur dëshirën që ta transferojnë Mbappe në Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.
Madje, klubi mbretëror është i gatshëm të shpenzoj për yllin e ri të Francës deri në 100 milionë euro. Por, interesim për Mbappen kanë shfaqur edhe ekipet si: Barcelona, Arsenal, Chelsea, Juventus, Inter e PSG. /Express/




