Mbappe i heq dilemat rreth së ardhmes

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022 dhe vazhdimi i saj do t’i hiqte krejt dilemat rreth së ardhmes së tij

Kylian Mbappe po planifikon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi francez ndihet i lumtur në klubin aktual, i cili ka ofruar atij një kontratë të re.

Ndër të tjera, rroga e Mbappes do të bëhej sa ajo e Neymarit.

Mbappe aktualisht merr rrogë sa gjysma e yllit brazilian, i cili paguhet rreth 680 mijë euro në javë.

Mbappe aktualisht ka kontratë me kampionin aktual francez deri në vitin 2022.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Real Madridi.

Megjithatë, duket se e ardhmja e kampionit botëror me Francën do të jetë e lidhur me PSG-në. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...