Mbappe falënderon Neymarin

PUBLIKUAR

Mbappe falënderon Neymarin për adaptimin e shpejtë te PSG-ja.

Kylian Mbappe e ka falënderuar Neymarin që e ka ndihmuar të adaptohet me jetën te Paris Saint-Germain pas transferimit marramendës nga Monaco.

Mbappe iu bashkua PSG-së në gusht në formë huazimi me obligim blerje në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro, që do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Neymar, që e la Barcelonën për 222 milionë euro.

Dyshja kanë krijuar një partneritet shumë frytdhënës te PSG-ja. Mbappe ka shënuar shtatë gola ndërsa Neymari 11 për të ndihmuar ekipin e Unai Emery të shkojë në nëntë pikë diferencë me përcjellësin më të afërt në Ligue 1.

Mbappe, që feston 19 vjetorin e lindjes të mërkurën, ia ka adresuar gjitha meritat Neymarit për adaptimin e shpejtë te PSG-ja.

“Neymari menjëherë më afroi dhe më integroi në skuadër”, tha Mbappe për “France Football”.

“Që kur nuk mund të dalë shumë jashtë, i sjell shokët në shtëpi, luajmë, qeshim. Mendojmë për diçka krejtësisht tjetër jashtë futbollit, atë që bëjnë gjithë të rinjtë”, shtoi ai.

“Shndërrimi i shpejtë në një lojtar të mirë, më bëri që të humbasë jetën normale si një i ri”, theksoi mes tjerash Mbappe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...