Mbappe e lut Neymarin: Qëndro në PSG

PUBLIKUAR

Ylli i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, i ka thënë Neymari të qëndrojë në skuadrën franceze bashkë me të, e pastaj kërkoi falje që i kishte nxitur spekulimet për një largim të mundshëm të vetin këtë verë.

Superylli brazilian është përfolur për një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germaini këtë verë, pasi pati probleme me klubin për kthimin e tij në kampin stërvitor, pas interesimit të Barcelonës për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Neymari iu bashkua skuadrës së PSG-së në stërvitje të enjten, para përplasjes kundër Rennes në Trophee des Champions. Ai nuk do të marrë pjesë në këtë ndeshje për shkak të një suspendimi, mirëpo Mbappe e shfrytëzoi konferencën për shtyp para ndeshjes për ta lutur lojtarin më të shtrenjtë në botë të qëndrojë në Francë.

“Dua që ai të qëndrojë dhe i kam treguar atij se çfarë mendoj për këtë situatë. Është e qartë për mua. Ai është një lojtar i rëndësishëm këtu dhe unë dua që ai të qëndrojë”, ka thënë Mbappe.

“Neymari ka qenë gjithmonë ashtu siç është tani, plot cilësi. Ai e ka dëshmuar këtë gjë gjithmonë”.

Ndërkohë, Mbappe tentoi ta qartësojë edhe të ardhmen e tij, e cila dukej e pasigurt në maj, kur vetë ai tha se është i gatshëm ta ketë një sfidë të re në karrierë dhe të marrë më shumë përgjegjësi.

“Unë i lashë shumë dyer hapur me fjalimin tim. Nuk ishte vendi i duhur për atë fjalim, më vjen keq. Nuk doja ta vjedhja vëmendjen nga lojtarët e tjerë. Unë dua të fitoj tituj, ky është interesi im i vetëm dhe i PSG-së”, shtoi Mbappe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...