Mbappe: “E dua vetëm Realin” (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kylian Mbappé e ka bërë të qartë, dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja spanjolle, Marca, bën të ditur se 18 vjeçari i Monacos, Kylian Mbappe, tashmë ka vendosur për të ardhmen.

Sipas Marcas, Mbappe u ka thënë shokëve “dua të luaj për Real Madridin ose askënd tjetër”.

Sipas Marcas, dyshimi i vetëm mbetet nëse Mbappe do të transferohet në Madrid këtë verë. Ai kërkon që të jetë titullarë, por këtë nuk ia garanton Zinedine Zidane.

Dëshirën për t’u transferuar në Madrid, Mbappe e ka bërë të ditur kohë më parë, derisa nuk e ka fshehur asnjëherë se Cristiano Ronaldo është idoli i tij dhe ëndërron të ndajë zhveshtoren me 32 vjeçarin. Mbappe madje feston edhe golat si katër herë fituesi i “Topit të Artë”.

Theo (19), Asensio (21), Isco (25), Mateo Kovacic (23), Gareth Bale (27), Dani Carvajal (25), Marcos Llorente (22), Casemiro (25), Toni Kroos (27), Raphael Varane (24)… dhe tani Kylian Mbappé (18) – Real Madridi me të vërtet ka një të ardhme të ndritur. /Gazet Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...