Mbappe: Askush s’besonte se unë do të luaja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Kylian Mbappe e ka falënderuar stafin mjekësor të Paris Saint-Germainit që ai doli ta shërojë atë në kohë për të luajtur në çerekfinalen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas.

Në një intervistë të dhënë para dy javësh, trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, kishte thënë se Kylian Mbappes do t’i duhej ndonjë mrekulli për t’u shëruar në kohë nga lëndimi në kyçin e këmbës që e pësoi më 24 korrik, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, francezi ishte në mesin e lojtarëve në stol për ndeshjen e së mërkurës kundër Atalantas dhe e bëri një ndryshim të madh në rrjedhën e lojës në pjesën e dytë, kur hyri në lojë nga stoli dhe ndihmoi në arritjen e fitores me rezultat 2:1.

Mbappe kombinoi me Neymarin për t’ia asistuar Eric Maxim Choupo-Motingut golin e shënuar në minutën e 93-të, 149 sekonda pasi Marquinhos e kishte shënuar golin e barazimit. Kështu PSG-ja arriti ta përmbysë rezultatin, pasi që në fillim Atalanta kishte kaluar në epërsi falë golit të Mario Pasalicit.

Pasi e ndihmoi skuadrën e tij të arrijë në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 1995, 21-vjeçari i përdori llogaritë e tij në rrjete sociale për ta falënderuar stafin mjekësor të klubit.

“Nuk mund të më flasësh mua për dhimbje. Një falënderim i madh për stafit mjekësor që më ngriti sërish në këmbët e mia. Askush nuk e priste këtë, përveç nesh”, ka shkruar Mbappe.

“Faleminderit të gjithë grupit, ne duam t’ia dalim këtij qëllimi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...