Mbappe 26 – Bale, Benzema dhe Asensio 24

PUBLIKUAR

I vetëm Kylian Mbappe, ka më së shumti gola në Ligë se Karim Benzema, Marco Asensio dhe Gareth Bale.

Kanë mbetur pothuajse edhe dy muaj deri në fund të sezonit 2018/19, por tashmë, Real Madridi është pothuajse jashtë çdo gare për titull, raporton Gazeta Express.

Madridi është eliminuar tashmë nga Copa del Rey dhe Champions League, ndërsa po lufton për La Ligan vetëm për hatër të matematikës, pasi Barça gjendet 12 pikë para.

Problemi kryesor i Madridit këtë sezon ka qenë sulmi. Pas largimit të Cristiano Ronaldos për më shumë se 100 milionë euro, Reali ia besoi sulmin treshes; Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio.

Por, ata kanë dështuar të udhëheqin Madridin pa Ronaldon, dhe këtë e tregojnë më së miri edhe statistikat, derisa nëse i krahasojmë me lojtarin që Reali po e do me çdo kusht, Kylian Mbappe, janë me të vërtetë të pabesueshme.

Besoni apo jo, i vetëm, Mbappe ka shënuar 26 gola në Ligë (Francë-Ligue 1), kurse Bale (8), Benzema (13), dhe Asensio (1), së bashku, kanë shënuar 24 gola në Ligë (Spanjë- LaLiga) – statistika që tregojnë më së miri rënien e Los Blancos.

Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain celebrates his goal during the Ligue 1 Paris Saint-Germain (PSG) v Olympique de Marseille (OM) football match at the Parc des Princes stadium on March 17, 2019 in Paris, France. Photo by David Niviere/ABACAPRESS.COM

Statistikat në total të lojtarëve në fjalë në sezonin 2019, që tregojnë më së miri se pse Zinedine Zidane dëshiron të bëjë ndryshime drastike në sulm:

Mbappe – 31 gola, 15 asistime
Benzema – 22 gola, 9 asistime
Bale – 14 gola, 5 asistime
Asensio – 6 gola, 5 asistime

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...