Mbahet takimi mobilizues i strukturave udhëheqëse të AAK-së VV-së dhe Nisma-s në Lipjan

PUBLIKUAR

Është mbajtur takimi mobilizues i strukturave udhëheqëse të AAK-së VV-së dhe Nisma-s në Lipjan me qëllim koordinimin sa më të mirë për Manifestimin Gjithpopullor kundër Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të të trija subjekteve nga niveli qëndror. Gjatë këtij takimi u formua Këshilli Koordinues i protestes i përbërë nga 6 anëtarë, përfaqësues nga të tri subjektet politike në Lipjan. Manifestimi Gjithpopullor i thirrur nga Opozita do mbahet me datë 28 Nëntor dhe do të jetë tubimi më masovik i mbajtur në vitet e fundit, krejt kjo si rezultat i qëndrimeve të njejta të shumicës dërmuese të qytetarëve të vendit, kundër Marrëveshjeve jo parimore dhe dëmtuese të vendit tonë të nënshkruara së fundi në Bruksel.
Në këtë takim u tha që Manifestimi do të jetë shumë paqësor dhe në të mirën e ruajtjes së substancës së shtetit tonë. Prandaj angazhimi dhe thirrja publike e njërëzve duhet të masovizohet me qëllim që zëri i popullit të ngritet sa më lartë dhe Shteti ynë të fillojë t’i kthehet normalitetit institucional. E kjo mund të arrihet vetëm me tërheqjen e këtyre marrëveshjeve dhe gjetjes së zgjidhjes brenda vendit. Me këto marrëveshje nuk po i ipen më shumë të drejta serbëve lokal por po bëhet instalimi i Serbisë brenda Kosovës.
Prandaj, me datën 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, ta rikthejm në ditë të forcimit të shtetit.
Të gjithë në Prishtinë, të gjithë kundër Zajednicës dhe Demarkacionit, thuhet në komunukatë

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...