Mbahët seanca e tretë e Kuvendit Komunal në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot është mbajtur seanca e tretë e Kuvendit Komunal në Lipjan, kështu është njoftuar përmes faqës zyrtare të Komunës. 

 

U mbajt seanca e tretë e Kuvendit Komunal në Lipjan
Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së tretë, mbledhje kjo në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim gjatë kësaj seance.
Fillimisht Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal.
Është prezantuar raporti i shpenzimeve dhe të hyrave Janar – Dhjetor 2021 duke u bazuar në FB të datës 17.01.2022, është dhënë informatë mbi pandeminë nga Drejtorati DSHPS-së, është miratuar propozim vendim për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB, propozim vendim për themelimin e Komitetit për Komunitete, propozim vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendim për themelimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, propozim vendim për themelimin e Komitetit për Arsim, propozim vendim për themelimin e Komitetit për Kulturë rini dhe Sport.
Po ashtu, gjatë seancës kanë dhënë betimin edhe dy antarët e rinjë të Kuvendit, Gentiana Hoxhaj dhe Venhar Agushi.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...