Mbahet mbledhje komemorative për punëtorin e QPS-së Qamil Sahiti

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit, sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së punëtorit të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan Qamil Sahiti.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i’u është drejtuar familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë duke çmuar lartë kontributin e kolegut, ai në të njejtën kohë ka thënë se është një humbje jo vetëm për familjen por edhe për kolegët dhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin Qamilin.
“Paqim forcë e kurajo për ta përballuar këtë humbje…..E përkujtftofshim për jetë e mot veprën dhe angazhimin e tij”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Për jetën dhe veprën e punëtorit Qamil Sahiti ka folur drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Makfirete Shamolli.
Ndërsa, në emër të familjes të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, iu është drejtuar Heset Sahiti.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...