Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

PUBLIKUAR

 

Sot është mbajtur mbledhja Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e udhëhequr nga nënkryetari i komunës Fauz Xhemajli, ku në rend të ditës ishte siguria e përgjithshme në Komunën e Lipjanit, njofton Komna.
Me këtë rast, zëvendës komandanti i stacionit policor në Lipjan, Metush Jashari, raportoi për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit. Bazuar në statistikat që u prezantuan dhe gjendjes në terren, gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si e qetë dhe mjaftë stabile.
Në vazhdim të kësaj mbledhje, nënkryetari Xhemajli para pjesëmarrësve ka paraqitur edhe disa kërkesa të banorëve që lidhen me aspektin e sigurisë.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të Forcës së Sigurisë (FSK-së), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) etj.

Image may contain: 3 people, people sitting, table, living room, child and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table, living room and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...