Mbahet “Epopeja e UÇK-së” 2015

PUBLIKUAR

Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Qeveria ka publikuar edhe programi i manifestimit.
Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së.

Më 6 mars, duke filluar nga ora 09:30 do të bëhen homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në komunat e Republikës së Kosovës. Në ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Më 7 mars, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Në orën 18:00 vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturoro-artistik të begatshëm në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ftohen qytetarët që t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...