Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës

PUBLIKUAR

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se me pesë milionë euro mund të sigurohen policët e Kosovës.

Ai tha se për këtë çështje, industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që policia të kenë sigurime shëndetësore.

“Nëse i referohemi  kërkesave për liberalizim të tregut  është një proces që ka filluar kohë më parë dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës”.

“Çështja e automjeteve të paregjistruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga databaza”, tha Mazreku.

Ai tutje tha se se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara

Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbër, Mazreku tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.

“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kry shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku./RTK

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...