Mavraj në formacionin e javës në Bundesligë (Foto)

PUBLIKUAR

Rrjeti televiziv gjerman ARD ka publikuar formacionin më të mirë nga xhiroja e 14-të e Bundesligës

Në mesin e më të mirëve është radhitur edhe mbrojtësi i Kombëtares, shqiptare, Mërgim Mavraj. Ky i fundi ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për Kolnin në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, takim i cili përfundoi baras 1:1, përcjell Express.

“Mavraj ka pasur një rol të rëndësishëm duke bërë që sulmuesi kryesor i Dortmundit dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit Pierre Emerick Aubameyang ta godiste vetëm 1 herë portën në këtë sezon, dhe kjo ndodhi pikërisht në ndeshjen ndaj Kolnit”, shkruan rrjeti televiziv gjerman për performancën e Mavrajt.

“30-vjeçari ka arritur të fitojë të gjitha duelet me kundërshtarët dhe ka qenë një nga lojtarët më të kompletuar në fushë për Kolnin”, vazhdon shkrimi i  televizionit gjerman ARD. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...