Mavraj kthehet në stërvitje, do të jetë ndaj Serbisë?

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, pasi ka përfunduar në një kohë rekord fazën post-operatore të rikuperimit, dje ka nisur të stërvitet me shokët e skuadrës së Këlnit.

Sigurisht, nuk pritet që trajneri i tij austriak Peter Stoger ta aktivizojë që në ndeshjen e sontme, ku Këln do të përballet Ingolstadin për javën e 7-të të Bundesligës, madje ai mund të mos jetë fare edhe në pankinë për këtë takim.

Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për trajnerin De Biazi, çka garanton, se qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj, do të jetë një siguri më shumë për kuqezinjtë tanë në dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares sonë ndaj Serbisë dhe Armenisë.

Mavraj është jashtë fushave të gjelbërta që një kohë të gjatë, dhe rikthimi i tij i ka gëzuar të gjithë tifozët shqiptarë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...