Maturantët e Gjimnazit “Ulpiana” do të paguajnë nga 76.90 euro për ekskursion në Shqipëri

PUBLIKUAR

Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është merr vendim për shkuarje në ekskursion pesë ditor në Republikën e Shqipërisë, transmeton LipjaniNews.com.

Me kërkesën e drejtorit të SHML “MIKSE” në Shalë, bashkërisht me gjimnazin “Ulpiana” do të jenë edhe nxënësit e kësaj shkolle.

“Ekskursioni realizohet nga data 03.10.2016 deri më 08.10.2016 me agjencionin turistik “Cufa Reisen” SHPK në hotel “Kolaveri Resort” Çmimi për nxënës është 76.90E dhe 10% gratis për kujdestar klase dhe nxënës me kushte jo të mira socio-ekonomike. Me kërkesën e drejtorit të SHML “MIKSE” në Shalë, bashkërisht me gjimnazin “Ulpiana” do të jenë edhe nxënësit e kësaj shkolle.
Për hire të nxënësve, prindërve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit, ndijej përgjegjësi morale të njoftojë se gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan për tri vite radhazi organizon ekskursion me çmime më të ulëta ndër komunat e Kosovës. Viti 2014 agjencioni turistik “DITA” çmimi 74.80E 10% gratisa hotel “Ulpiana”. Viti 2015 agjencioni turistik “BESIANA TRAVEL” çmimi 69.80E 10% gratisa hotel “Ulpiana”. Viti 2016 agjencioni turistik “CUFA REISEN” SHPK çmimi 76.90E 10% gratisa hotel “Kolaveri Resort””, thuhet në njoftim.

Vendimi i komisionit për përzgjedhjen e agjencionit turistik “Cufa Reisen” SHPK është mbështetur në UA 02/2016 për aktivitete jashtëshkollore, në kërkesat e nxënësve dhe prindërve për kushte akomodimi më të mira, në kriteret e nxjerra nga KDSH i shkollës, në vlerësimin e dukumentacionit të agjencioneve turistike ofertuese dhe në vlerësimin e drejtpërdrejtë që iu është bërë hoteleve pas hapjes së ofertave nga ana e anëtarëve të komisionit,  bëhet e ditur në njoftim./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...