Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, në konferencën me gazetarë ka bërë të ditura rezultatet e kalueshmërisë së Provimit të Maturës 2014.
Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës nesër pritet të shpall konkursin për regjistrim të studenteve të rinj.
Zv.ministri Mustafa, me këtë rast ka bërë të ditur se këtë vit Provimit të Maturës i janë nënshtruar 42. 052 maturantë, ku prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 21. 918 ose 52. 5 për qind maturantë, të cilët i janë nënshtruar provimit në gjuhën shqipe, 34. 6 për qind maturantë nga komuniteti boshnjak dhe 51. 1 për qind maturantë nga komuniteti turk.
Zëvendësministri Mustafa, po ashtu ka bërë të ditur se, Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim sot kanë bërë një kallëzim penal për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë ndërhyrë në proces duke komunikuar ose duke tentuar të që komunikojnë përmes rrjeteve sociale, në të cilin janë 160 emra të qytetarëve të Republikës së Kosovës.