“Matrikula” vë në pranga dhjetë persona, ndër ta një veterinar

PUBLIKUAR

Pas hetimeve intensive disa mujore, sot duke filluar nga ora 08:00 , sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitet patrulluese të stacioneve përkatëse policore, Dogana dhe AUV-i , ka ndërmarrë një operacion të gjerë të bastisjeve në tetë lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 54 kafshë (gjedhe dhe lopë) që dyshohen se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia, qindra matrikula, pasaporta dhe dokumente tjera që dyshohen se janë të falsifikuara e që kanë shërbyer për kontrabandimin e kafshëve.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dy armë, një revole dhe një pushkë gjuetie.

Me veprimet e tilla të kundërligjshme, duke ju shmangur zhdoganimit, kontrabanduesit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve të Kosovës pasi që kafshët e kontrabanduara nuk janë kontrolluar nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Pas realizimit të bastisjeve janë arrestuar në cilësi të personave të dyshuar;

H. SH; A. B; A.A; D.R; I.H; A.P; M.H; N.H; Z. Z. dhe M.H. të cilët dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kryer disa vepra penale që kryesisht ndërlidhen me krim të organizuar, kontrabandim me mallra, falsifikim të dokumenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, tregti e ndaluar, posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit etj.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe një mjek veterinar dhe dy punëtorë të Ambulancës Veterinare në Ferizaj.

Ky operacion i bastisjeve dhe arrestimeve i titulluar ‘Matrikula‘ është kryer me urdhër të Prokurorisë respektivisht Gjykatës Themelore në Gjilan./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...