Matoshi: VV-ja spiunon e kërcënon opinionistat!

PUBLIKUAR

Analisti, Halil Matoshi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se VV-ja po spiunon e po kërcënon opinionistat. 

Ai i bënë më dije Kurtit dhe Ymerit t’i ndalojnë spiunët e tyre në Facebook, që po kërcënojnë qytetarët.

Matoshi u drejtohet udhëheqësve të VV-së se ai nuk punon në organet e zbatimit të ligjit, për ta bërë bashkëfajtor me Policinë kosovare për deportimin e Boiken Abazit.

Lexoni statusin e plotë të Matoshit në Facebook:

“VV-ja spiunon e kercenon opinionistat!

Ne dije per Albin Kurtin dhe Visar Ymerin: Ndaloni spunet tuaj ne FB, qe hallakatin shkrime e profile dhe qe kercenojne qytetaret;

Tregojuni aktivistave tuej qe aq dendun po e perdorin cilesoron ‘fashist’ dhe ‘fasizem’ qe ata vet po perdorin metoda dhe gjuhe fashiste;

Kjo asht thirrje per “goditje” dhe linc publik, zoterinj!

Tregojuni atyne fanatikeve te verbuem nga ideologjia se Halil Matoshi nuk punon ne organet e zbatimit te ligjit, per me e ba bashkefajtor me policine kosovare per deportimin e Boiken Abazit!”, shkruan ai.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...