Matoshi: Vendimi i Kushtetueses po lexohet sipas qejfit të secilit!

PUBLIKUAR

Analisti Halil Matoshi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka anuluar tërësisht Asociacionin. Shkrimin e MAtoshit, të postuar në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“’Lexim’ simas qefit te secilit

Gjykata Kushtetuese ka keshillue Qeverine qe te kete kujdes t’i korrektoje gjuhesisht disa nga parimet e pergjithshme por nuk e ka anuluar marrevshjen e 26 gushtit per Asociacionin. Pra ma mire paska qene qe Presidentja me iu drejtu Institutit Albanologjik ose Katedres se Gjuhes shqipe se sa Kushtetueses. PO e shoh se po keqcitohet nga disamedia dhe disa politikane. Ama Keshilla e GJK nuk ndrron asgja sa i perket Asociacionit!
Lexojeni drejt:

‘Disa nga parimet nuk jane teresisht ne perputhshmeri me frymen e Kushtetutes, me nenin 3 [Barazia para Ligjit] , paragrafi 1, me Kapitullin II [Te Drejtat dhe Lirite Themelore] dhe me Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesetareve te tyre] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves;’ Dmth Asociacioni asht OK nuk anulohet vetem se Kushtetuesja paralajmeron qe ne Dekret dhe ne Statut te korrektohen gjuhesisht disa fjale (nga parimet) Dmth gota asht gjysme e zbrazet e jo gjysem e mbushur! Kaq. Ky s’asht kurrfar vendimi i kurrfar gjykate. Kjo del te jete “ekspertize” gjuhesore e njerezve qe nuk e njohin gjuhen shipe dhe sintaksen e saj!!!

E kam thane pikerisht kete qe po e thot Gjykata. Ka interpretime te ndryshme ne aspektin gjuhesor, ne thelb nuk ndrron asgja! Parimet qe mund te interpretohen em nuansa qe prekin germen apo frymen e Kushtetutes nuk jane thelbesore per funksionalitetin e shtetit. Gjykata nuk e ka anulu asni pike te parimeve vetem se ka konstatu se disa pika NUK JANENE TERESI TE PERPUTHSHME me frymen e Kushtetutes. Dmth jane te perputhshme deri diku por jo ne teresi. E ne shkallen 1 : 100, kush e di se sa % nuk jane te perputhshme? Kete gjykata nuk po e thote” (sic.), ka shkruar Matoshi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...