Matic: Solskjaer më beson më shumë tani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Nemanja Matic ka insistuar se ai është duke e shijuar tani besimin e plotë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer në Manchester Unitedit, përderisa e ka komentuar rolin e tij si “ushtar” në skuadrën e Djajve të Kuq.

Manchester Unitedi e transferoi Nemanja Maticin në Old Trafford nga Chelsea gjatë verës së vitit 2017 dhe, që nga atëherë, ai i ka bërë gjithsej 112 paraqitje për klubin anglez dhe i ka shënuar katër gola, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori serb ishte i rregullt në formacionin e Manchester Unitedit gjatë kohës sa Jose Mourinho ishte trajner, mirëpo e humbi këtë vend me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në postin e trajnerit në dhjetor të vitit 2018.

Solskjaer preferonte të luante me Scott McTominay dhe Fredin para Maticit, megjithatë ky i fundit e ka fituar sërish vendin e tij në formacion. Ai tani thotë se ai kurrë s’e humbi besimin në aftësitë e veta dhe se e dinte se nëse punonte shumë, do t’i jepej mundësia ta dëshmonte veten.

“Unë gjithmonë tentoj të jem profesionist dhe e jap më të mirën time kur jam në fushë, nuk ka rëndësi nëse është në stërvitje apo në një ndeshje”, ka thënë Matic.

“Unë luaj futboll që një kohë të gjatë dhe kjo është një situatë normale, nganjëherë nuk luan dhe trajneri nuk të sheh si opsion të parë. Mund ta pranosh ose jo këtë, por duhet të jesh profesionist. Duhet të punosh, ta presësh rastin tënd dhe pastaj ta shfrytëzosh atë. Këtë e bëra unë”.

“Tani situata është ndryshe, trajneri më beson më shumë. Unë jam ushtar dhe pres për udhëzimet nga trajneri im. Të jem i sinqertë, kur nuk luan të shkon mendja gjithkund, por unë tentoj të kem besim. Unë gjithmonë besoj në cilësinë time dhe e di se nëse punoj shumë, do të më vijë rasti”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...