Materazzi i përgjigjet Ibrahimovicit: Faleminderit Zlatan, falë teje e fituam tripletën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Heroi i Interit, Marco Materazzi, i është përgjigjur në stil komenteve të Zlatan Ibrahimovicit, duke e falënderuar suedezin që u largua drejt Barcelonës dhe zikaltrit e fituan tripletën më pas.

Ibrahimovic tha në një intervistë për GQ se ishte i lumtur që e kishte bërë Materazzin për spital me një ndërhyrje të ashpër në derbin Milan – Inter më 2012, duke iu hakmarrë italianit për një incident nga viti 2006, transmeton Gazeta Express.

Ish-mbrojtësi i Interit i është përgjigjur suedezit tani me komente sarkazëm.

Ai e postoi një fotografi të ekipit që e fitoi tripletën më 2009/10, me kapitenin Javier Zanetti që po e mbante trofeun e Ligës së Kampionëve në dorë, trofeu i vetëm të cilin Ibrahimovic ëndërron ta ketë në karrierën e tij të shquar.

“Erdha… pashë… pushtova…” shkroi Materazzi në stilin e Zlatanit.

“Gjithmonë dhe në çdo rast, FALEMINDERIT, Ibrahimovic. Pa ty, ne nuk do të kishim FITUAR kurrë”, shtoi ai.

Ibrahimovic iu bashkua Barcelonës në verën para se Interi ta fitonte tripletën, në një marrëveshje shkëmbimi me Samuel Eto’o, të cilin Materazzi e ka etiketuar në postim, natyrisht.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...