Mata me fjalë të mëdha për Martial

PUBLIKUAR

Edhe në ndeshjen kundër Sunderlandit, sulmuesi i ri i Manchester Unitedit, Anthony Martial, la gjurmë dhe kjo nuk mbet pa u përshëndetur nga Juan Mata.

Francezi luajti një ndeshje mjaft të mirë duke mos shënuar, por duke asistuar te goli dytë i Djajve të Kuq.

“Ai është duke luajtur shumë mirë, është ende i ri, por tashmë ka realizuar shumë gola”.

“Është një top-lojtar dhe nuk është i mirë vetëm në qendër, por në të gjitha pozitat. Është i shpejtë dhe mund të luajnë në të gjitha rolet sulmuese”, ka thënë Mata për Soccer AM.

Aktualisht, Unitedi është në pozitën e parë në Ligën Premier me 16 pikë një më shumë se City. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...