Mashtroi disa kompani duke iu thënë se do t’iu bëjë reklama në televizion, arrestohet 25-vjeçari

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar (G.Sh) nën dyshimin se i ka mashtruar disa kompani në Gjilan dhe Prizren, shkruan Express.

Policia njofton se ai i ka futur në lajthitje këto kompani, ndërsa ka përfituar shuma të konsiderueshme materiale për vete.

Sipas policisë i dyshuari këto mashtrime i ka bërë duke u thirrur në emër të një kompanie nga Prishtina dhe kinse kjo kompani këto biznese do t’i reklamoj gjatë shfaqjes së një seriali në televizionin publik.

25-vjeçari është arrestuar, ndërsa pastaj është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë nën akuzën “Mashtrim”, ndërsa rasti me Kallëzim Penal procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...