Mashtrim në emër të AKI-së

PUBLIKUAR

Një 30 vjeçar kishte vozitur mbi 100 kilometra në orë, por kur është ndaluar nga Policia, ka deklaruar se është agjent i shërbimit inteligjent. Por, kjo gënjeshtër nuk i ka ecur si duhet qytetarit B.H derisa po udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Policia, pasi e ka verifikuar ka ardhur në përfundim se ky person po mashtronte.

“Më datën 31.03.2015, rreth orës 18, në aksin rrugor Prishtinë – Pejë, shtetasi B.H i lindur me 24.02.1985 është ndaluar nga Njësia e Trafikut te Policisë se Kosovës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë prej 107 km/h, në vendbanim të lejuar në 50 km/h. Personi i lartcekur për t’i ikur dënimit për shkak të kundërvajtjes, deklaron rrejshëm se është ‘i inteligjencës’. Pas verifikimeve relevante, është vërtetuar se personi ne fjalë ka provuar të mashtroj organet e rendit. Nisur nga ky fakt, ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve te Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasve të lajmërojnë në 038/260-250 apo në [email protected] të gjitha deklarimet e rrejshme që paraqesin personat e paautorizuar dhe të pandërgjegjshëm”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...