Masë mbikëqyrëse të miturës nga Vitia që mori rrugën drejt Sirisë

PUBLIKUAR

Nën dyshimet se e mitura A.S. kishte marrë rrugën drejt Sirisë, një trup gjykues i Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka marrë aktvendim që asaj t’i shqiptoj masën edukative: mbikëqyrja e shtuar nga ane organit të kujdestarisë.

Kjo masë, sipas një komunikate të lëshuar për media nga Gjykata Themelore në Gjilan, i shqiptohet të miturës në kohëzgjatje prej një viti me detyrime të veçanta, sigurimin e largimit të miturës nga çfarëdo ndikimi negativ, ofrimin e zgjedhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e saj.

“E mitura A. S. shqiptare nga Komuna e Vitisë, më 28 mars 2015, me shoqen Q. Z. (tani e ndjerë), në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, janë kapur në flagrancë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në mënyrë që nga Aeroporti i Shkupit me aeroplan të udhëtojnë për në Republikën e Turqisë dhe pastaj të vazhdojnë rrugën për në Siri, me qëllim që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS”, thuhet në komunikatë.

Një veprim i tillë i të miturës, bie ndesh me Ligjin që ndalon dhe sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...