Mascherano nuk ka fjalë për disfatën nga Kili

PUBLIKUAR

Javier Mascherano thotë se ai nuk ka fjalë për të përshkruar humbjen nga Kili në finalen e Copa America.

Barcelona barazoi pa gola gjatë 120 minutave lojë, por u mposht në penalti (4-1), për të humbur finalen e dytë të madhe në dy vite, pas Botërorit verën e kaluar.

“Unë nuk mund të përshkruaj humbjen. Ne shpresojmë se në të ardhmen mund të fitojmë diçka”, ka thënë Mascherano.

“Unë kam luajtur në tri finale, ne gjithmonë kemi qenë afër. Ne kemi luajtur mirë në Copa Amerika. Kili ishte i mirë, edhe pse përsëri neve në finale na mungoi pak fati”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...